Hoxhaj: Rezoluta është e qartë dhe i jep drejtim dialogut me Serbinë

06 tetor 2018 | 23:52

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ishte në takimin e së shtunës të partnerëve të koalicionit, në të cilin u propozua rezoluta për procesin e dialogut me Serbinë, ka thënë se kjo rezolutë është e qartë dhe i jep drejtimin e duhur procesit të dialogut me Serbinë.

“Propozim rezoluta e sotme është e qartë dhe i jep drejtim procesit të dialogut me Serbinë. Sovraniteti, territori, kufijtë dhe rendi kushtetues janë të panegociueshme. Tashmë varet nga të gjithë ne se a duam ta përmbyllim shtetndërtimin dhe ta kompletojmë sovranitetin  apo ta vazhdojmë status quo’në”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën rreth orës 20:30, është sulmuar trajneri i KF…