Hoxhaj rrëfen për takimin emocional me një invalid të luftës
09 shkurt 2021
| 16:40
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, përmes llogarisë se vet në “Facebook”, ka shpërndarë një fotografi të veçantë.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Hoxhaj ka treguar takimin emocional me Hamëz Rexhepin, një invalid i luftës nga Zabeli i Lartë i Drenasit.
“E takova para disa javësh në fushatë Hamëz Rexhepin nga Zabeli i Lartë i Drenasit. U preka thellë nga historia e tij, e njëjtë edhe me historitë e mijëra të tjerëve që i lanë gjymtyrët e trupit për Kosovën. Përjetë mirënjohës!”, ka shkruar Hoxhaj.