![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/hoxhaj-2.jpg)
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt
07 shkurt 2025
| 15:31
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numër 4, Enver Hoxhaj, ka shprehur entuziazmin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u rrethuar nga të rinj të shumtë që e mbështesin kandidaturën e tij.
Në një postim në “Facebook”, Hoxhaj ka shpërndarë disa fotografi me të rinjtë, të cilët kanë ngritur katër gishtat si simbol të mbështetjes për numrin 4 në listën e PDK-së, i cili është numri garues i Envet Hoxhajt.
“Krenar që jam pjesë e kësaj energjie! Të dielën, fitorja është e sigurt! Voto #PDK131 Voto #Hoxhaj4”, ka shkruar Hoxhaj.