Hoxhaj: Rrjetet sociale “kontrollojnë” jetën tonë private

30 prill 2023 | 02:42

Njohësi i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj ka bërë një prezantim të sigurisë kibernetike të rrjeteve siciale TikTok, Facebook, Snapchat e Twiter.

Hoxhaj ka bërë të ditur se asgje të sigurtë rreth privatësisë nuk ka nese keni të hapur llogarinë tuaj në rrjete sociale.

Njoftimi i plotë i Hoxhajt

Rrjetet Sociale VS Privatësia & Siguria

Me shqetësim dëgjoj zyrtaret shtetërorë dhe ligjvënësit duke diskutuar për rrjete sociale, nga kuptoj se njohurit për temën lejnë mjafte për te dëshiruar.

Andaj dhe vendosa te bej një hulumtim dhe prezantim te te gjeturave!

Rrjetet Sociale (TikTok, Facebook, Snapchat, Twiter) kane qasje dhe dine (apo mund te dine?!)

1. Të dhënat tone personale (emrin, nr. telefonit, adresën, emajl adresën, te dhënat e IDse, orientim tone politike, seksuale, fetarë etj)

2. Kanë qasje në mikrofon (mund te dëgjojnë bisedat apo ato qe flasim)

3. Kanë qasje në Kamere (kane qasje ne fotot dhe videot e ruajtura, mund te fotografojnë & regjistrojnë video).

4. Kanë qasje në Lokacion (dijen me mire se ne ku kemi qene).

5. Kanë qasje në Kontakte (Dinë se këndë kemi miq, dhe kënd mund ta njohim).

6. Kanë qasje në Biseda (dine se çka bisedojmë kudo qe te dhënat nuk janë te enkriptuara).

7. Kanë qasje në Historinë e Shfletimit te Internetit (Dinë se cilët gazet kemi lexuar, Çka jemi duke kërkuar, cilën video kemi shikuar, dine çdo gjë qe jemi duke ber ne hapësirën kibernetike (ne çdo raste kur te dhënat nuk janë te enkriptuara)).

8. Kanë qasje në te dhënat Bankare/Financiare (Dine sa pare kemi ne banke, mund te analizojnë dëshirat tona te blerjes pushimeve etj)

9. Dhe te gjitha këto te dhëna mund ti ndajnë me kompani tjera!

Për ketë hulumtim te shkurtër, kam analizuar vetëm katër rrjete sociale, kjo për të analizuar rrjetin social TikTokut me rrjete tjera sociale (pothuajse qasje te njëjtën nivel te qasjes  kan te gjitha rrjetet sociale).

Mund te konstatohet se PRIVATËSIA është mjaft e cenuar, gjersa teme e veçantë është SIGURIA e këtyre te dhënave dhe mundësi qe keqpërdorimit te qasjes dhe te dhënave do duhej diskutuar.

P.S. Hulumtimi është kryer me date 30/04/2023 bazuar në politikat e privatësisë se deklaruar ne Google Play. Jo te gjitha qasjet janë prezantuar dhe sqaruar.

https://www.facebook.com/100006905149242/posts/pfbid02itJVhYYu5SS2Ctmhp8ptFyRp9qvqDUdHRyaZXxXrXwLYGLNRF1u6oX5Eyf5F2KZbl/?mibextid=cr9u03

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Një këngë kjo kushtuar pavdekësisë së dy…