Hoxhaj: Sakrifica e Jasharëve, shembulli që i flet botës se sa e çmuar është liria
06 mars 2018
| 11:38
Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Hoxhaj ka thënë se sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij janë shembulli që i flet gjithë botës se sa e çmon lirinë populli i Kosovës.
“Sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij janë shembulli që i flet gjithë botës se sa populli i Kosovës e çmon lirinë. Sot Kosova i kujton familjen Jashari dhe të gjitha familjet që nuk kursyen as familjet e as jetën e tyre që ne ta jetojmë lirinë dhe shtetin tonë sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.