Hoxhaj: Së shpejti qytetarët tanë do ta marrin lajmin e mirë për lëvizjen e lirë
18 prill 2018
| 10:48
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se në raportin e BE-së për Kosovën, ky institucion njeh angazhimin dhe të arriturat e Kosovës për ta siguruar lëvizjen e lirë për qytetarët tanë.
“Në raportin e ri për Kosovën, BE-ja njeh punën e madhe të Kosovës për heqjen e vizave. Së shpejti qytetarët tanë do ta marrin lajmin e mirë për lëvizjen e lirë. Më shumë punë për t’u bërë në procesin e integrimit në BE”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/