Hoxhaj: Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë për spastrimit etnik dhe krimet në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur miratimin e deklaratës nga ana e Kuvendit në lidhje në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit e krimeve në vendin tonë të sillen para drejtësisë.
“Miratimi i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në seancën e sotme, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile. Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/