Hoxhaj: Serbia është duke bërë një diplomaci të pistë

02 nëntor 2018 | 22:39

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq kinse Republika Dominikane ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke përdorur një diplomaci të pistë. “Diplomacia serbe edhe njëherë është duke përdorur një diplomaci të pistë për të shkatërruar shtetësinë e Kosovës dhe po punon në mënyrë agresive për të minuar stabilitetin rajonal për të shkatërruar besimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Hoxhaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar kategorikisht se Dominika…