Hoxhaj: Serbia nuk duhet të ketë frikë nga anëtarësimi i Kosovës në Interpol
16 nëntor 2018
| 12:58
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga anëtarësimi i Kosovës në Interpol por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale.
Hoxhaj përmes një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se Serbia ka një të kaluar të njohur të keqpërdorimit të njoftimeve të Interpolit.
“Serbia ka një të kaluar të njohur të abuzimit keqpërdorimit të njoftimeve të Interoplit, si një formë agresioni ndaj fqinjëve të saj. Kosova ka një histori të dëshmuar të bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit. Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në Interpol, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.
/Epoka e re/