Hoxhaj: Serbia po armatoset nga Kina, BE-ja ende asnjë fjalë

04 gusht 2020 | 16:50

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka thënë asnjë fjalë për raketat që Serbia i bleu së fundmi nga Kina.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Serbia është shteti i parë evropian që blen raketa nga Kina, duke shtuar se ky armatim ka implikime për paqe dhe siguri në Ballkan.

“Serbia është shteti i parë evropian që blen raketa që mund të godasin nga sipërfaqja e tokës në ajër, nga Kina, në armatim të vazhdueshëm nga Rusia dhe Kina. Akoma asnjë reagim nga Bashkimi Evropian, Ursula von der Leyen dhe Josef Borell, për këtë manovër nga Aleksandar Vuçiq, që ka implikime për paqe dhe siguri në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…