Hoxhaj: Serbia po ushtron represion sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë
08 gusht 2018
| 16:24
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar veprimet e Policisë së Serbisë në pikën kufitare me Kosovën, ku ka ndaluar hyrjen në Luginë të Preshevës të akademik Hivzi Islamit.
Hoxhaj ka thënë se ky është një rekord i ri i shtypjes sistematike që Serbia është duke iu bërë shqiptarëve atje.
“Represioni sistematik i shqiptarëve që jetojnë në Serbi prek një rekord të ri të dhunimit të lirive dhe të drejtave të tyre. Me qëllim të përhapjes së frikës, Serbia bllokon kthimin e qytetarëve në shtëpi, siç e bën edhe sot me profesorin Hivzi Islami nga Bujanoci, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/