
Hoxhaj sërish në Hagë, viziton Thaçin dhe Veselin: Ata do të kthehen përsëri si çlirimtarë
07 gusht 2023
| 20:59
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, sot ka qëndruar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai ka vizituar dy ish-kryetarët e PDK-së.
“Sot vizitova dy heronjtë e luftës dhe të paqes, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me bindjen e sigurt se do të kthehen pranë familjeve të tyre dhe Kosovës, përsëri si çlirimtarë dhe fitimtarë!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.