Hoxhaj shpalos ofertën e PDK-së për Luginën e Preshevës

11 janar 2021 | 11:24

Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka bërë një adresim nëpërmjet një videoje për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Nëpërmjet kësaj videoje të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoxhaj ka shpalosur ofertën e PDK-së për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se PDK-ja në listën e saj për deputetë do të ketë dy përfaqësues nga Lugina.

“Për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët përjetojnë diskriminim të pashembullt në Evropë, duhet një angazhim më i madh dhe konkret i Kosovës. Ky është një obligim kombëtar. Dhe Partia Demokratike e Kosovës do të veprojë më këtë platformë”.

“Dy përfaqësues të Luginës së Preshevës, në listën tonë për deputetë. Pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Pesë milionë euro fond për kthimin e shqiptarëve të dëbuar nga Lugina. Kuota të reja për studentë. Katër pika të reja kufitare. Agjenci Shtetërore për Luginën e Preshevës. Me mua si kryeministër, Kosova do t’i implementojë që në muajt e parë të qeverisjes. Me mbështetjen tuaj kjo bëhet e mundur”, ka thënë Hoxhaj.

Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=191666922679855 .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malin Meliçkiviq shpall të pavlefshme dëftesat e kl l -…