Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Berishës: Ishte një zë i veçantë i diplomacisë në Kosovë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.
Hoxhaj e ka vlerësuar lart kontributin e Berishës në diplomacinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një zë të veçantë në momente vendimtare për shtetformimin e vendit.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Mirënjohës për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të saj, si një zë i veçantë i diplomacisë në një kohë vendimtare për shtetformimin e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.