Hoxhaj: S’ka ristrukturim të Qeverisë sivjet, as zgjedhje
21 janar 2019
| 19:23
Zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se këtë vit s’pritet të ndodhë ristrukturimi i Qeverisë.
Hoxha ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se këtë vit nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme.
“Qëndrimi ynë është që në vitin 2019 nuk ka as ristrukturim të Qeverisë, por nuk ka as zgjedhje të parakohshme. Ajo se çfarë mbetet është ta zbatojmë programin e Qeverisë, si Qeveri e Kosovës, dhe mbi të gjitha prioritet e kemi dialogun me Serbinë, kështu që nuk do të ketë asnjë ndryshim”, u shpreh Hoxhaj.