![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/hoxhajj.jpg)
Hoxhaj: Skenderaj dhe Vushtrria kanë vendosur për PDK-në (Video)
04 shkurt 2021
| 13:18
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se Skenderaj dhe Vushtrria kanë vendosur për ta mbështetur programin e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Skenderaj dhe Vushtrria janë të vendosur për #Rimëkëmbje. Këtë më së miri e dëshmojnë takimet dhe masa elektrizuese e mbështetësve tanë dje në këto dy qytete”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.