![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/hoxhaj-1.jpg)
Hoxhaj: Sot dyshes Osmani-Kurti iu bë e qartë nga NATO se duhet leje për forcat policore në veri
07 shtator 2023
| 20:49
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj.
Sipas tij, nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri, e këtë Hoxhaj e quan lajm të keq.
“Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.