Hoxhaj: Sot kujtojmë heroizmin e dëshmorëve të Samadraxhës
26 mars 2019
| 13:45
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot kujtojnë heroizmin e dëshmorëve të Samadraxhës, në sakrificën e të cilëve gjejmë kuptimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Lufta që përfundoi me çlirimin e Kosovës ka ndryshuar rrjedhën e historisë, përgjithmonë, dhe kjo ka ndodhur falë vullnetit të pathyeshëm të burrave dhe grave kosovare që luftuan për jetë të dinjitetshme dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është e përhershme dhe e pakthyeshme. Republika e Kosovës do ta nderojë sakrificën e tyre përgjithmonë”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/