Hoxhaj: Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës është i mbështetur nga Serbia
15 qershor 2020
| 16:58
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë, ku është vjedhur flamuri i shtetit tonë.
Hoxhaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka thënë se vandalizmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë është i mbështetur dhe frymëzuar nga shteti serb, raporton “Epoka e re”.
“Vandalizmi kundër konsullatës së Kosovës në Kopenhagë është mbështetur dhe frymëzuar nga shteti i Serbisë, i cili edhe sot e kësaj dite mbetet shoveniste ndaj vendit tonë dhe popullit tonë”, ka shkruar Hoxhaj.