Hoxhaj: Do ta ruajmë kujtimin për Xhafer Ahmetin
22 qershor 2018
| 00:01
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen Ahmeti me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, konsullit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti.
“Thellësisht i shokuar për ndarjen nga jeta të mikut tim të afërt për më shumë se 30 vite, konsullit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti. Një njeri plot përkushtim, shpresë e optimizëm, dhe mbi të gjitha një mik vërtet i veçantë, vyrtyte për të cilat do të na mungojë shumë. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. Së bashku, do ta ruajmë kujtimin e tij përgjithmonë!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.