Hoxhaj takim lamtumirës me ambasadorin Ruairi O’Connell
01 gusht 2019
| 16:30
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell dhe zëvendësin e tij, Tom Adams.
“Në drekë lamtumirëse me ambasadorin Ruairi O’Connell dhe me biseduam për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të shkëlqyeshme përgjatë viteve. Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/