Hoxhaj takohet me kryetarin e Ulqinit
27 janar 2018
| 09:56
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me ministrin e jashtëm të Malit të Zi në Podgoricë, ka vazhduar me takime edhe në Ulqin.
Ai së bashku me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, kanë vizituar një zonë të bukur të Shasit, që shtrihet në Anën e Malit dhe Hoxhaj ka përgëzuar investimet lokale dhe përkujdesjen.
“Mirëmëngjesi nga Shasi, një atraksion turistik e historik nga Ana e Malit që duhet patjetër të vizitohet sapo merret rruga për në Ulqin. Pas takimit me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu vlerësova investimet, qeverisjen e mirë lokale dhe përkujdesjen e pushtetit lokal për ta ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e pasur shqiptare”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.