Hoxhaj takohet me ambasadorin Kosnett, bisedojnë për formimin e institucioneve të reja

18 mars 2021 | 16:29

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e brendshme politike në vend.

Hoxhaj ka thënë se me ambasadorin Kosnett ka biseduar për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit  dhe formimin e institucioneve të reja.

“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është përgjigjur komenteve të…