Hoxhaj takohet me deputetin gjerman Beyer: Folëm për të ardhmen evropiane të Kosovës
16 maj 2024
| 14:34
Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Berlin, ku ka njoftuar se ka takuar edhe deputetin gjerman Peter Beyer.
Me Beyer, Hoxhaj ka bërë me dije se ka biseduar për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjendjen politike në Ballkan.
“Në Bundestag, kënaqësi të takoja mikun tim dhe deputetin Peter Beyer, ku biseduam për tema bilaterale në mes të vendeve tona, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjendjen politike në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.