Hoxhaj takohet me Gjukanoviqin, ja për çfarë biseduan
19 maj 2022
| 12:15
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj është takuar me presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, i cili po qëndron në Kosovë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoxhaj la thënë se “vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan”.
“Një takim shumë i mirë me presidentin e Malit të Zi dhe mikun Milo Gjukanoviq, në Prishtinë. Vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan.”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi nga takimi.