
Hoxhaj takohet me kryetaren e CDU-së
14 shkurt 2019
| 20:07
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në Konferencën Evropiane të Mynihut, ka takuar kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.
“E urova për marrjen e pozitës së re në CDU dhe e falënderova për mbështetjen që kjo parti i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit të kancelares Merkel në krye të CDU-së. Lidhja mes Kosovës e Gjermanisë është e fuqishme si në aspektin bilateral ashtu edhe mes popujve tanë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.