Hoxhaj takohet me ministrin sirian: Njohja e Kosovës mbetet prioritet i imi i pandalshëm

29 prill 2025 | 16:57

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është takuar  të martën në Doha të Katarit me ministrin e Sirisë të Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed al-Saleh.

Hoxhaj ka thënë se është shumë krenar që ka mbështetur publikisht opozitën siriane në luftën e tyre kundër regjimit të Asadit.

“Njohja ndërkombëtare e vendit tonë mbetet prioritet i imi i pandalshëm, ashtu si edhe forcimi i marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme. Andaj, tani më shumë se kurrë është momenti i duhur që Siria të njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundon para kohe sezoni për Antonio Rudiger. Mbrojtësi i Real…