Hoxhaj takon ambasadoren greke, flasin për forumin e përbashkët ekonomik në Athinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e zyrës greke në Kosovë, ambasadoren Chrissoula Aliferi.
Duke e falënderuar Aliferin për mbështetjen dhe bashkëpunimin bilateral, Hoxhaj tha se Kosova është e përkushtuar ta zgjerojë këtë bashkëpunim në ekonomi e tregti.
Palët diskutuan edhe në lidhje me forumin e përbashkët ekonomik që do të mbahet mes Kosovës dhe Greqisë, në Athinë, javën që vjen.
“Shkëmbim i mirë me shefen e Zyrës Greke në Kosovë, ambasadoren Chrissoula Aliferi. Diskutuam për zhvillimet politike në Ballkan, raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe planet për forcimin e bashkëpunimit tonë në ekonomi e tregti. Një lajm i mirë këto ditë është edhe forumi i përbashkët ekonomik që do të mbahet javën që vjen në Athinë”, ka shkruar Hoxhaj.