Hoxhaj takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

18 dhjetor 2020 | 11:02

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë, deputeti Elmi Reçica, kanë takuar në seli të partisë, ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, raporton “Epoka e re”.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë pas ngjarjeve me Gjykatën Speciale, rolin e PDK-së si parti opozitare dhe sjelljen e saj karshi disa temave nacionale dhe interesave të qytetarëve.

“PDK-ja asnjëherë nuk do ta vendos interesin qytetar dhe të shtetit para atij partiak. E tillë ka qenë sjellja e PDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Hoxhaj në këtë takim.

Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës në të gjitha fushat, dhe të dy janë pajtuar se ka ende shumë tema e projekte ku mund të bashkëpunohet.

Njëri nga ta është projekti aktual shumë milionësh i Hungarisë në Ferizaj ku do të investohet për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, që konsiderohet njëri nga projektet më të jashtëzakonshme në qytetin e Ferizajt të udhëhequr nga PDK-ja.

Hoxhaj dhe Reçica e kanë falënderuar ambasadorin dhe shtetin e Hungarisë për këtë mbështetjen e këtij projekti, dhe nevojën që të vazhdohet edhe më tutje ky lloj bashkëpunimi në interes të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka mundur Sigal Prishtinën 89:94 në derbin e…