
Hoxhaj takon ambasadorin italian: PDK-ja do të vazhdojë t’i ruajë vlerat demokratike edhe nga opozita
18 shkurt 2021
| 14:59
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka takuar të enjten ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Hoxhaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën që Kosova të ketë stabilitet institucional.
Me këtë rast, Hoxhaj ka theksuar se PDK-ja do të vazhdojë t’i ruajë vlerat demokratike të shtetit si partia kryesore opozitare në vend.
Had a good meeting with Italian Ambassador @nicolaorlando to discuss political developments in the country and the need for #Kosovo to have institutional stability. Emphasized that PDK will be a guardian of democratic values as the leading party of the opposition. pic.twitter.com/TpGJjYPaAg
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 18, 2021