
Hoxhaj takon Ischingerin, mbështetësin e pavarësisë
25 tetor 2022
| 20:29
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot Wolfgang Ischingerin.
“Kënaqësi e veçantë ta takoj në Prishtinë mikun tim dhe mikun e Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger, njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Gjithnjë falenderues ndaj tij për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.