Hoxhaj takon ish-kryeministrin e Danimarkës: Mbështeti Kosovën gjatë përcaktimit të statusit final
16 maj 2023
| 22:51
Nënkryetari i kuvendit, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.
Hoxhaj thekson se Rasmussen si kryeministër i Danimarkës e mbështeti Kosovën gjatë përcaktimit të statusit final, dhe është ndër të parët që njohu pavarësinë tonë.
Postimi i tij i plotë:
E takova mikun më të madh politik të Kosovës në Danimarkë, Anders Fogh Rasmussen, i cili si kryeministër i Danimarkës, e mbështeti Kosovën gjatë përcaktimit të statusit final dhe është ndër të parët që njohu pavarësinë tonë. Sot, z. Rasmussen e falenderova për këtë mbështetje dhe për mbështetjen e madhe të tij ndaj vendit tonë sa ishte Sekretar Gjeneral i NATO-s! ????