Hoxhaj takon ministrin e Turizmit të Izraelit
11 shtator 2023
| 20:28
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, si Grup i Miqësisë Kosovë-Izrael i Kuvendit të Kosovës dhe me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
“Është me rëndësi që nga marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës me Izraelin, tash u krijua edhe bashkëpunim mes të dy shoqërive dhe fushën e turizmit!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.