Hoxhaj takon nënkryetarin e Parlamentit Evropian, e falënderon atë për përkrahjen për Kosovën

27 qershor 2021 | 19:18

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është takuar me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland dhe kryetarin e komunës së Drenasit.

Hoxhaj këtë takim e ka quajtur “takim mes miqsh”.

“Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur sot në…