Hoxhaj takon strukturat e PDK-së në Pejë dhe Deçan
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar Kryesitë e Degëve të PDK-së në Pejë dhe Deçan.
Zhvillimet e fundit politike, përfshirë miratimin e Ligjimit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u votua me masat e propozuara të PDK-së, ishin temë e diskutimit, raporton “Epoka e re”.
Kryetari Hoxhaj foli edhe për themeluesit e UÇK-së dhe liderët e shtetit që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ai ka thënë se që të gjithë do të dëshmojnë edhe një herë pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.
Kryesitë e këtyre dy Degëve kanë përgëzuar Kryesinë Qendrore të PDK-së për masat e propozuara dhe më pas votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ndërkaq, sa i përket të gjitha zhvillimeve politike në vend, të dy kryesitë i kanë dhënë mbështetjen e plotë kryetarit në detyrë, Hoxhaj dhe Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.