Hoxhaj takon zëvendësministrin e jashtëm turk, flasin për bashkëpunim ekonomik
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, ambasadorin Faruk Kaymakcı.
Duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e Turqisë për Kosovën, Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët, duke veçuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
“Pata kënaqësinë ta pres sot për takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ambasadorin Faruk Kaymakcı, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Turqisë, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në rritje. Kosova është mese e interesuar në kultivimin e marrëdhënieve me Turqinë në fusha të interesit të përbashkët. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Facebook”.