Hoxhaj: Të punojmë për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas

08 mars 2020 | 13:43

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar gratë në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin. Urimit, Hoxhaj ia shtoi një dedikim dhe një fotografi të alpinistes shqiptare, Uta Ibrahimit.

Tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Hoxhaj, ka shkruar se duhet të kujtojmë të gjithë mundin, sakrificat e luftën e gruas me shekuj për të mbërritur në ditën e sotme.

“Shumë punë është bërë, po duhet ende të punojmë të gjithë bashkë, pa dallim gjinie, për më shumë barazi gjinore dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Shumë gra të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, na kanë bërë krenarë dhe vazhdojnë të na zbardhin fytyrën”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duhet të kujtojmë të gjithë mundin, sakrificat e luftën e gruas me shekuj për të mbërritur në ditën e sotme, në kohën kur të drejtat e saj dhe zhvillimi shoqëror janë të lidhura absolutisht mes veti.

Shumë punë është bërë, po duhet ende të punojmë të gjithë bashkë, pa dallim gjinie, për më shumë barazi gjinore dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës.

Shumë gra të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, na kanë bërë krenarë dhe vazhdojnë të na zbardhin fytyrën.

E tillë është edhe Uta Ibrahimi, alpinistja e parë në Ballkan që ngjiti majat më të larta të botës. Faleminderit Uta që na bënë krenarë. Faleminderit të gjitha grave dhe vajzave shqiptare! Urime 8 Marsin!

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/photos/a.416411591793932/2363664410401964/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…