Hoxhaj thotë se e ka pa draftin e Ramës për Asociacionin, e quan të rëndësishëm dhe të mirë
08 qershor 2023
| 13:58
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Edi Rama mbi një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft të cilin ka thënë se e ka parë.
Megjithatë, të njëjtin ka refuzuar ta komentojë.
Këtë hap të Ramës, Hoxhaj e ka cilësuar si “të rëndësishëm dhe të mirë”.
Ai ka thënë se shpreson se këtë dokument do ta arrijë në Kuvendin e Kosovës për diskutim të mëtutjeshëm.
Draft-statutin e propozuar, Rama ka treguar se nuk e ka biseduar me homologun e tij nga Kosova, kryeministrin Albin Kurti.