Hoxhaj thotë se ky ishte personi vendimtar për njohjen e Kosovës nga Polonia

18 shkurt 2024 | 17:27

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në Konferencën e Sigurisë në Munih ka takuar ministrin e jashtëm të Polonisë, për të cilin thotë se ishte vendimtar që ky shtet ta njeh Kosovën.

“Ky ishte personi që ishte vendimtar për njohjen e Kosovës nga Polonia, ministri i jashtëm Radosłaë Sikorski, miku i vjetër, që sot sërish pata kënaqësinë ta takoj në Konferencën e Sigurisë dhe i urova rikthimin e tij në pozitën e njëjtë si ministër i jashtëm, në një kohë të vështirë për Evropën dhe botën”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është një këmbë në Madrid dhe një në…