Hoxhaj thotë se pas demarkacionit tani është radha e konsensusit për ushtrinë
22 mars 2018
| 15:04
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka folur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Hoxhaj ka falënderuar 80 deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me votën e tyre i thanë jo izolimit dhe bllokimit të vendit.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje është vitale për Kosovën sepse kompleton sovranitetin e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se tani pas ratifikimit duhet të ndodhë edhe konsensusi për formimin e ushtrisë së Kosovës. “Jemi të interesuar të kemi konsensus politik edhe për tema të brendshme. Radha është për formimin e ushtrisë. Ajo çfarë duhet të bëjë qeveria dhe opozita duhet që të jemi unik”, ka deklaruar Hoxhaj.