Hoxhaj thotë se PDK-ja do ta rikthejë Ministrinë e Inovacionit, akuzon LV-në dhe LDK-në
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka premtuar vende të reja të punës.
Hoxhaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka treguar se ka vizituar një kompani në Kosovë, e cila sipas tij, ka krijuar vende të reja të punës edhe gjatë kohës kur pandemia shkaktoi krizën ekonomike në vend e në botë.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Ishte kënaqësi ta nisë ditën me një vizitë në kompaninë “Vision Agency”, e cila edhe gjatë pandemisë ka krijuar vende të reja të punës dhe ka pasur një bilanc pozitiv në eksport. Fazli Kabashi, një atdhetar që jeton në Zvicërr, është kthyer në Kosovë dhe ka investuar në këtë kompani, që u ka hapë dyert rreth 300 të rinjve për t’u zhvilluar në fushën e telemarketingut dhe në sisteme kompjuterike digjitale.
Si kryeministër i Kosovës dhe si PDK, prioritet do ta kemi fuqizimin e këtij sektori inovativ, sepse Kosova ka potencial ta zhvillojë, duke pasur popullatën më të re në rajon.
Është për të ardhur keq që qeveritë e kaluara, LV e LDK, e shuan Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të cilën ne e krijuam pikërisht për ta mbështetur këtë sektor dhe për ta shndërruar Kosovën në një vend me perspektivë për të rinjtë!
PDK do ta rikthejë ministrinë dhe do të zhvillojë projekte konkrete për kompanitë vendore, si dhe do ta bëjë Kosovën vend tërheqës edhe për kompani të huaja. #HoxhajKryeministër