Hoxhaj thotë se Vjosa Osmani ka aderuar në Vetëvendosje

15 janar 2021 | 13:47

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, në një konferencë për medie ka folur për koalicionin në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtin.

Hoxhaj ka thënë se ky koalicion është bërë vetëm për karrige. Madje, ai ka thënë se ky Osmani ka aderuar në Vetëvendosje.

“Pyetjen që e shtroni ju nuk ka të bëjë me situata që kanë ndodhë para 10 viteve apo 100 vjetëve, edhe në vjeshtën e 2019-tës u tha që kishte koalicion të shpresës, doli koalicion i mashtrimeve, si koalicion i karrigeve e posteve, tregon që Vjosa Osmani thjesht aderoi në Vetëvendosje, tregoi që ky koalicion është për poste për karrige, diçka që të dytë e kanë kundërshtuar”, është shprehur Hoxhaj, duke shtruar se është i bindur se PDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“I vetmi subjekt që garon me një program të qartë është PDK-ja. Të dy ngjarjet që i patëm sot, tregojnë që PDK-ja po bën koalicion me qytetarët me profesionistët më të mirë, përderisa ata që po pretendojnë ata thjesht i kanë nda karriget e postet ku do të ulen. Jam i që unë do ta udhëheq qeverinë e ky koalicion do të jetë thjesht një fusnotë e turpshme”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka dënuar aktin…