Hoxhaj: T’i përkrahim produktet vendore dhe t’u themi jo produkteve të Serbisë
08 nëntor 2018
| 22:28
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me drejtorin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka vizituar supermarketin “Plus Center” në Ferizaj.
Hoxhaj ka bërë thirrje për t’i përkrahur produktet vendore.
“Bashkë me drejtorin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxhën vizituam sot “Plus Center” në Ferizaj, supermarketi i cili nuk shet fare produkte të Serbisë. Një shembull i mirë për t’u ndjekur edhe nga pronarët e tjerë të ndërmarrjeve shitëse. T’i përkrahim produktet vendore dhe t’u themi jo produkteve të Serbisë. #konsumoproduktevendore”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/331891066912652/posts/1566820090086404/