Hoxhaj tregon a do të organizojë PDK-ja protesta si opozitë
22 prill 2021
| 21:50
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë Kurti, për të cilat ka thënë se nuk janë të duhurat për qytetarët..
Ai ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të bëjë opozitë në Kuvend, media dhe teren, por ka mohuar se do të ketë organizim të protestave.
“Jo protesta nuk do të organizojmë, ne jemi opozitë dhe do të jemi opozitë e Qeverisë në Kuvend, në media dhe në teren”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.
Ai ka thënë se ende nuk janë takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, pasi që janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale.