Hoxhaj tregon se çfarë bisedoi me Kurtin dhe Osmanin në takim

15 mars 2021 | 12:51

Pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka mbajtur një konferencë për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se në këtë takim Kurtit ia ka shtruar dhjetë çështje sa i përket zhvillimeve në vend, shkruan “Epoka e re”.

Hoxhaj ka bërë me dije se kanë kërkuar nga Kurti që të distancohet nga veprimet e LV-së, si gazi lotsjellës në Kuvend dhe ka kërkuar nga ai se çfarë qëndrimi ka për marrëveshjen e arritur në Uashington, për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe për reciprocitetin me Serbinë.

“Së pari sa herë ka pasur zgjedhje të presidentit institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është goditur edhe vet ndërtesa e Kuvendit. Ne kemi pyetur Kurtin a distancohet ndaj një dhunë të tillë. Së dyti dialogu që në të kaluarën Kurti e Osmani kanë thënë se pa kërkuar falje Serbia e pa u gjetur të pagjeturit nuk ulen në tavolinë. Së treti çështja e Asociacionit. Së katërti edhe rishikimi i vijës kufitare. A do ta kthejnë kufirin në Zhleb e Qakorr. A e respektojnë marrëveshjen e Uashingtonit dhe tërësinë e saj. Cili është qëndrimi i tyre për Minishengenin”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se për takimin që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin do të diskutojnë në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, dhe tek pastaj do të dalin me qëndrim sa i përket krijimit të institucioneve të reja.

“Sjellja jon në raport me formimin e institucioneve të reja varet prej dhjetë qëndrimeve të cilat i kemi ngritur në takim”, ka deklaruar Hoxhaj.

“Debati i sotëm ka qenë përmbajtësore dhe qëndrimet tona janë të qarta”, është shprehur Hoxhaj.

Ai ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e…