Hoxhaj tregon se çfarë ishin kërkesat e Kurtit dhe Osmanit ndaj PDK-së

15 mars 2021 | 21:16

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se çfarë është biseduar në takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të u.d të presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Hoxhaj ka thënë se në fillim nuk e dinte se e kanë ftuar, pasi thotë se ftesa ishte në terma të përgjithshme.

Ai ka thënë se është ftuar që PDK të jetë pjesë e tri seancave të konstituimit të Kuvendit, në zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit.

Ndërsa ka theksuar se i është bërë kërkesë që të jenë bashkëpunues në Politikën e Jashtme.

“Ishte një qasje ku nuk e dinim se na kanë ftuar, flisnin në terma të përgjithshëm. U thashë tregoni pse na ftuat. Pastaj kërkuan të jemi pjesë e tri seancave të konstitucimit të Kuvendit, zgjedhejs së Qeverisë dhe Presidentit. Kërkuan pastaj edhe bashkëpunim në Politikën e Jashtme. Për disa tema kishin qëndrim pozitiv por për disa nuk dhanë përgjigjie për 10 tema që i ngritëm ne. Këto 10 tema e spjegojnë qëndrimin e Presidentës së ardhshme.“, deklaroi ai në Kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Syla, gazetar, duke komentuar çështjen e fituesit të postit…