Hoxhaj uron 14 vjet shtet, publikon momentin kur Thaçi kishte shpallur pavarësinë e vendit

17 shkurt 2022 | 11:40

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se është një ditë motivimi e inspirimi për të reflektuar për të arriturat e deritanishme dhe Kosovën e së ardhmes.

Përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoxhaj ka shpërndarë një video me momentin kur ish-kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi ka shpallur Kosovën të pavarur dhe sovrane.

Hoxhaj, gjithashtu ka kujtuar liderët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët gjenden në Hagë, dhe ka thënë se çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi.

“Përjetësisht mirënjohës partnerëve e aleatëve tanë kudo nëpër botë për përkrahjen ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Asnjëherë nuk do të dorëzohemi, deri sa flamuri i Kosovës të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në familjen euro-atlantike. Gëzuar”, ka shkruar Hoxhaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Shaqiri ka pasur një moment shumë emocionues ditën e…