Hoxhaj uron deputetët e rinj: Qalaj dhe Shabani do të jenë deputetë modelë!

18 nëntor 2021 | 10:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në llogarinë e tij në “Facebook” i ka uruar bashkëpartiakët e tij, deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj dhe Isak Shabanin.

Hoxhaj ka shkruar se “Rashit Qalaj dhe Isak Shabani janë njerëz shembullor dhe do të jenë deputetë modelë!”.

Qalaj dhe Shabani sot kanë dhënë betimin e deputetit, pasi kanë zënë vendet e tashmë të zgjedhurve kryetar komune, Bedri Hamza dhe Fadil Nura.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Urime dy miqve të mi, deputetëve të rinj të Kuvendit, Rashit Qalaj dhe Isak Shabani! Janë njerëz shembullor dhe do të jenë deputetë modelë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës me 80 vota  për, asnjë kundër dhe…