
Hoxhaj: Vdekja e Labinot Aliaj, humbje e madhe për familjen, Istogun dhe PDK-në
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Aliaj në Istog, me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, Labinot Aliaj, i cili ishte edhe asamblist i PDK-së në Istog.
“Humbje e madhe për familjen, Istogun dhe Partinë Demokratike të Kosovës, vdekja e papritur e anëtarit dhe asambleistit tonë, Labinot Aliaj. Aktivizmi, bujaria, shembëlltyra e një djali të dashur e punëtor, do të na mungoj të gjithëve, e veçanërisht neve në parti. Ai ishte sinonimi i të mirës dhe angazhimit të palodhshëm për komunitetin, qytetin dhe Kosovën”.
“Në emrin e Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe gjithë aktivistëve që e njohen e punuan me të. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Labinot!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.