Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka njohur legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se ky vendim ka konfirmuar të drejtën e shtetndërtimit, ka konfirmuar sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.
Sipas Hoxhajt, nëntë vjet pas, Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj.
“Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Ky vendim, konfirmoi të drejtën e shtetndërtimit, konfirmoi sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë. Nëntë vjet pas, Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj. Të jemi krenarë për rrugën e bërë deri sot, megjithatë, të vetëdijshëm edhe për shumë sfida që na presin”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/